Berisha mbështet deklaratën e NATO-s
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha vlerëson deklaratën e përbashkët që ministrat e Jashtëm të NATO-s, nënshkruan dy ditë më parë në Bruksel, mbi situatën në Gjeorgji. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha tha se deklarata qëndron në mbështetje të fortë të parimeve të lirisë dhe të së drejtës ndërkombëtare. “Kjo deklaratë është në mbështetje të popullit gjeorgjian, përpjekjeve të tij për të ndërtuar demokracinë dhe për të mbrojtur sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial nga agresioni që përjetoi”, - tha ai. Gjithashtu, Kreu i Qeverisë përshëndeti edhe pjesëmarrjen për herë të parë të Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut, në të cilën vendi ynë u përfaqësua nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Sipas tij, Shqipëria është ftuar të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e NATO-s deri në anëtarësimin e plotë me të drejtë vote. Ministrat e Jashtëm të NATO-s, të cilët u mblodhën dje në Bruksel në një takim të jashtëzakonshëm, dolën me një deklaratë të përbashkët, ku përshëndetën marrëveshjen e nënshkruar nga Gjeorgjia dhe Rusia për t u dhënë fund veprimeve luftarake dhe për të arritur në një zgjidhje politike të konfliktit. Duke shprehur mbështetje për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, deklarata nënvizon se veprimet e Rusisë kanë qenë jo proporcionale me rolin paqeruajtës si dhe në kundërshtim me principet e rezolutës së paqes të përcaktuara në aktin final të Helsinkit, aktin themeltar NATO-Rusi dhe deklaratës së Romës. Deklarata i bën thirrje Rusisë të tërheqë menjëherë trupat në bazë të marrëveshjes prej 6 pikash të firmosur nga Presidenti gjeorgjian, Shakashvili, dhe Presidenti rus, Medvedev.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008