“Iniciativat evropiane po ridimensionojnë parlamentarizmin”
Autori i Lajmit: red.
Jozefina Topalli është një nga nismëtaret për mbështetjen e profesionistëve të rinj mbështetur nga projekti i OSBE "Për mbështetjen e Parlamentit Shqiptar". Kryeparlamentrja ishte dje e pranishme në ceremoninë e dhënies së diplomës së Masterit studentes shqiptare, Erisa Dauti, e cila kreu studimet në College of Europe në Bruge(Belgjikë). Duke i falënderuar për rezultatet e larta të arritura në shkollat e Evropës, Kryetarja tha: “Ju i bëni një nder vetes dhe vendit tuaj sa herë që arrini suksese në sfidat tuaja personale. Ndihem shumë mirë që në stafin e Kuvendit kemi punësuar rreth 15 të rinj që kanë studiuar në universitetet prestigjioze të botës, siç kemi punësuar edhe studentë të shkëlqyer që kanë përfunduar studimet në Shqipëri, duke krijuar një bërthamë tepër të kualifikuar”. Duke i njohur studentët me pozicionimin qendror të Kuvendit të Shqipërisë në jetën politike shqiptare, Topalli tha se të gjitha këto iniciativa që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, kanë bërë që Parlamenti dhe parlamentarizmi të ridimensionohen në të gjitha fushat, duke filluar nga ajo infrastrukturore dhe duke përfunduar në vendimmarrjet në seancat plenare. Sipas saj, asnjëherë më parë Kuvendi i Shqipërisë nuk ka qenë kaq transparent sa ç është sot.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008