Çmimi i naftës 111 dollarë
Autori i Lajmit: red.
Çmimi i një fuçie nafte ka zbritur të martën në 111 dollarë. Kërcënimi i stuhisë tropikale Fay për instalimet e shtrira në gjirin e Meksikës u zbeh. Çmimet për naftën bruto të lehtë amerikane humbën 1,09 dollarë, duke arritur vlerën 11,78 dollarë për fuci, ndërsa i naftës brent të Detit të Veriut zbriti me 1,05dollarë, duke arritur në 110. 87 dollarë.
Çmimet naftës u rritën për të gjashtën ditë me radhë kur stuhia Fay preku Floridën, pa u shndërruar në uragan dhe pasi kurseu brigjet e gjirit të Meksikës, ku gjendet një numër i madh i instalimeve amerikane të naftës filloi të ulet.
Investitorët janë të ndarë përsa i përket orientimit të tendencës.
Ulja e konsumit amerikan dhe të vendeve të tjera të industrializuara e lidhur me ngadalësimin global të ekonomisë, po ndikon që të ulet çmimi i naftës, por rritja e theksuar e ekonomisë kineze ka efekt të kundërt.
Të hënën, Richard Fisher nga kompania Fed e Dallasit deklaroi se rritja e ekonomisë kineze ishte në gjendje të stimulojë kërkesën globale për energji, gjë e cila do të kishte komplikacione të qarta mbi çmimet e naftës për një kohë të gjatë.
Investitorët që u përmbahen statistikave dhe grafikëve janë të kujdesshëm për zonën 110-111 dollarë.
Sipas tyre çmimet mund të ringrihen.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008