E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepen me koncesion 7 hidrocentrale

Autori i Lajmit: red.
Qeveria ka miratuar dje vendimet për dhënien me koncesion të 7 hidrocentraleve si dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë. Kështu në bazë të vendimeve të djeshme u caktua që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Fterrë” ndërkohë që u miratua dhe bonusi prej 3 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse, që i jepet shoqërisë “VELO”, shpk. Po dje janë miratuar dhënia me koncesion të hidrocentraleve “Myhejan 1”, “Myhejan 2” e “Myhejan 3”, shoqërisë “Dardania”, shpk, të hidrocentralit “Qafëzez” shoqërisë “Çaushi”, shpk, të hidrocentralit “Langarica 3”, shoqërisë “Energia Pulita”, shpk dhe të hidrocentralit “Koka 1”, shoqërisë “Dushi”, shpk.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›