Berisha mbledh qeverinë: Projekti TAP zgjidh problemin e energjisë
Kryeministri Berisha, një ditë pasi dha dorëheqjen nga çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike është shfaqur sot para mediave në mbledhjen e qeverisë.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se është takuar sot me përfaqësuesit e konsorciumit Shah Deniz të cilët e njoftuan zyrtarisht për përzgjedhjen e gazsjellësit TAP.
“Me projektin TAP Shqipëria zgjidh në mënyrë më përfundimtare problemin e energjisë. Ky projekt që është defakto projekti më i madh i gazit në Europë, një invesitm prej 40 miliar dollarë tejkalon në investim çdo projekt tjetër, do të krijoj në shqipëri mijëra vende pune. Ky korridor i fuqishëm punësimi dhe të ardhurash për shqiptarët. I shpreh mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit që ka dëshmuar ndjenjat më të mëdha për shqipëritarët dhe Shqipërinë tha Berisha
Berisha ka shtuar se i ka garantuar përfaqësuesve të konsorciumit se projekti do të ketë mbështetje të plotë të qeverisë dhe të opozitës nesër në Parlamnet pasi sipas tij shqiptarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë strategjike që ka ndërtimi i tij.
Kryeministri Berisha gjithashtu kërkoi nga administrate që të punojë me kapacitet të plotë deri në emërimin e kabinetit të ri qeveritar.
“Zgjedhje përfunduan dhe detyra jonë është që deri ditën kur Parlamenti të votojë kabinetin e ri, qeveria dhe administrata duhet të funksionojë me të gjitha kapacitetet. Çdo lloj jo mobilizimi është shumë i pandershëm ,është i padenjë, është i papranueshëm. Administratra e këtij vendi është një aset i madh dhe duhet ta tregojë veten dhe të punojë me kapacitet të plotë. Është qeveria tjetër që do të përcaktoj rrugën e drejtimit. Jeni shumë të lutur që këtë mesazh që unë kam për punonjësin e administratës do tua përcillni direkt me takimin me ta shtoi kryeministri.
Kryeministri Berisha dha dje dorëheqjen si kreu i PD, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe duke mbajtur mbi vete të gjitha përgjegjësitë për këtë rezultat.
Kryeministri theksoi dje se në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në muajin shtator do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh në projektin e Shqipërisë së zhvilluar.