E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi 4 biznesmenë, u mori 65 milionë lekë

26/09/2009  Arrestohet Ardian Vila

TIRANE- Mashtronte biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, arrestohet nga policia një 27-vjeçar. Antikrimi Ekonomik-Financiar i policisë së Tiranës ka ekzekutuar dje urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria ndaj 27-vjeçarit Ardian Vila, lindur në fshatin Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë. Burime nga policia thanë se ndalimi i të riut korçar u krye pasi dyshohet se nga muaji janar deri në maj të këtij viti, ka mashtruar duke ju marrë shumën e 650 000 lekë (65 milionë) dhe nuk ua ka kthyer katër biznesmenëve të ndryshëm në Tiranë. Sipas policisë, 27-vjeçari u merrte para biznesmenëve me pretekste të ndryshme. Ai u thoshte biznesmenëve se do të kryente ndërtime dhe do t’u jepte atyre aksione. Fillimisht të dëmtuarit u kanë besuar fjalëve të 27-vjeçarit Ardian Vilas, por pas një kohe ata kanë filluar të dyshojnë në aktivitetin e tij. Të ndodhur në këto kushte ata e kanë denoncuar në polici.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›