E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha më 25 prill, vizitë në Kosovë

Kryeministri

Kryeministri Berisha do të udhëtojë në datë 25 prill drejt Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të autostradës Morin-Prishtinë-Merdarë, autostradë kjo që është vijimi i Durrës-Kukës-Morin. Në ceremoninë e kësaj ngjarje, që Kryeministri Berisha e ka cilësuar si të jashtëzakonshme për çdo shqiptar, pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se tuneli i Kalimashit do të jetë i hapur për kalimin e udhëtarëve në mesin e muajit maj dhe se për rindërtimin e tij po punohet intensivisht, pas shembjes që ndodhi në njërin krah të tunelit. Nga ana e tyre, autoritetet kosovare janë shprehur se ata janë të gatshëm për vijimin e kësaj vepre të madhe, në mënyrë që komoditeti i qytetarëve që do të udhëtojnë në këtë aks rrugor të vazhdojë edhe pas kalimit të territorit shqiptar.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›