Berisha me FA: S'pushtohen institucionet e një vendi të NATO-s
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot trupat e kontigjentit Paqeruajtës "Eagle 1" që u kthyen nga misioni i tyre në Afaganistan. Kreu i qeverisë ka vlerësuar rolin e forcave të armatosura dhe ka sjellë në vemendje 21 janarin, ku sipas tij institucionet e një vendi anëtar të NATO-s nuk mund të lejohen të pushtohen.
"Kur ju përballeshit me armikun më të egër të lirisë së kombit afgan, në 21 janar grupe banditësh do sulmonin selinë e Këshillit të Ministrave. Të parët që kanë ardhur në mendjen time në ato momente keni qenë, pasi institucionet kushtetuese të një vendi anëtar të NATO- nuk mund të pushtohen kurrë. Ato i mbrojtën trup me trup vëllezërit dhe motrat tuaja të uniformës, pasi ato janë kështjella lirie dhe nuk mund të mposhten", tha Berisha.
Duke i konsideruar ngjarjet e 21 janarit si një akt i shëmtuar, Kryeministri Berisha siguroi se "qeveria do bëjë gjithçka që ti rikthejë Shqipërisë, imazhin që ajo meriton dhe për të dëshmuar se liria dhe vlerat e saj janë të pakapërcyeshme dhe të pa dhunueshme në këtë vend".
Sipas tij "anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një arritje historike, por po ashtu edhe përgjegjësia ndaj Aleancës".
Më tej Berisha premtoi se qeveria do të bëjë cdo përpjekje për të modernizuar FA.
"Qeveria shqiptare mbetet e vendosur të bëjë çdo përpjekje për modernizmin e Forcave të Armatosura shqiptare në mënyrë që ato të përmbushin me dinjitet të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia në NATO", tha sot Kryeministri Sali Berisha në ceremoninë e zhvilluar në selinë e kryeministrisë për pritjen e trupave të kontigjentit Paqeruajtës "Eagle 1" që u kthyen nga misioni i tyre në Afaganistan.
Gjatë ceremonisë sot ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare, si dhe e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Deborah Jones, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për misionin e lartë fisnik që ushtarakët e "Eagle 1" përmbushën për 6 muaj me radhë në Afaganistan.
"Ju nderuat flamurin tonë kombëtar dhe flamurin e NATO-s, pasi ia dolët që në misione ndër më të rrezikshmet të dëshmoni trimëri, gjakftohtësi dhe përgatitje ushtarake të shkëlqyer", tha Berisha.
Sipas tij, misioni "Eagle 1" do mbetet në memorien e Forcave tona të Armatosura dhe kombit shqiptar, si misioni i parë paqeruajtës luftarak që forcat tona ndërmarrin pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Arben Imami vlerësoi misionin e suksesshëm paqeruajtës të "Eagle 1", të cilët sipas tij "luftuan në mbrojtje të lirisë dhe paqes për të kontribuar në lirinë dhe stabilitetin e një vendi mik në kuadrin e NATO-s".
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS, Kodheli: Berisha keqpërdor FA