Deklaratat e konsullit në Korcë, MPJ thërret ambasadorin Pazios
TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Shqipërisë ka thirrur sot ambasadorin grek Nikos Pazios në Tiranë për të dhënë sqarime rreth deklaratave të konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu se në këtë qytet ka grekë.
Mësohet se ambasadori grek Pazios është thirrur nga Ministria e jashtme shqiptare për të dhënë sqarime ndërsa ky institucion e ka cilësuar të papranueshme deklaratat e konsullit grek Ikonomu. Sipas MPJ-së deklaratat e konsullit grek në Korçë nuk pasqyrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe janë të papranueshme. Sipas Minsitrisë së Punëve të Jashtme, këto deklarata nuk pasqyrojnë marrdhëniet e vërteta mes dy popujve si Shqiperia dhe Greqia.
Ndërkohë ditë më parë konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka deklaruar në Korçë se në këtë qytet ka grekë ndërsa ka bërë thirrje edhe për bashkim në emër të Vorioepirit.
(d.b/BalkanWeb)