E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Kodheli: Berisha keqpërdor FA

TIRANE-Partia Socialiste akuzoi sot Kryeministrin Sali Berisha se po keqpërdor Forcat e Armatosura (FA) duke u bërë vazhdimisht deklarata për grusht shteti.

Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka theksuar se tashmë kryeministri Berisha e ka kthyer në normë keqpërdorimin e ushtrisë.
“Kryeministri Berisha pasi përdori ministrin e brendshëm dhe mblodhi në shkelje të kushtetutës gjeneralët e ushtrisë dhe pasi aludoi se ndërkonkombëtarët i paskan sugjeruar përdorimin e ushtrisë, vazhdon të shoh ëndrra për puçe me cadta pistoleta që asgjesohen nga forcat komande” theksoi Kodheli.
Sipas saj kryeministri Berisha sheh grushte shteti imagjinarë që vetëm mendja e tij pretendon se mund t`i shtypë me ushtrinë e tij.
Kodheli theksoi se krah kryeminsitrit qëndron dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami që sipas PS, u sjell në vëmendje shqiptarëve vetëm ëndrrat me tanke.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS, Kodheli: Berisha keqpërdor FA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›