E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Vrasje në Gërdec dhe më 21 Janar fajtorët të lirë

TIRANE-Partia Socialiste ka dënuar sot lirimin e të pandehurve kryesore të cështjes për tragjedinë e Gërdecit më 15 Mars të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona.
Deputeti i PS, Saimir Tahiri në një deklaratë për shtyp u shpreh sot se fajtori kryesor i tragjedisë është korrupsioni galopant i Sali Berishës që po shkakton tragjedi të një pas njëshme në vend nga Grëdeci tek 21 Janari.
“Sot fajtorët e Gerdecit, janë në prag të lirisë pas një procesi gjyqësor të dështuar. Në ngjarjen ku përfshiheni dhe familjarë të Berishës nuk ka më fajtorë, por fajtori i vetëm Sali Berisha fshihet pas karriges kryeminsitrore. Në Gërdec humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, viktima të korrupsionit. Më 21 Janar vrau 4 qytetarë për shkak të këtioj regjimi korrupsioni. Edhe sot ekzekutorët janë të lirë”.

“Në Gërdec ishte ushtria, në 21 janar ishte Garda. Të gjtiha këto që Sali Berisha të ruajë veprinmtaritë korruptive të qeverisë dhe familjes së tij ”.
Tahiri i bëri thirrje kryeministrit të dorëzojë para drejtësisë fajtorët e këtyre ngjarjeve.

“Vrasësi thërret kapeni vrasësin, hajduti therrët kapeni hajdutin. Sali Berisha, dorëzo Lulzim Bashën, Fatmir Mediun, ekzekutorët që vranë me 21 Janar”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS: Vrasje në Gërdec dhe më 21 Janar, fajtorët të lirë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›