E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me Volante: Kontribut për demokracinë e vendeve arabe

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në takim Luca Volonte, senator italian dhe President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë takimit, kryeministri Berisha e falenderoi z. Volonte për vizitën dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që po jep në vendet arabe, duke ndarë eksperiencën më të mirë në forcimin e demokracisë në këto vende.

Kryeministri theksoi se, “pranvera arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracië dhe se vlerat e KE do të shërbejnë si një model për progresin demokratik të këtyre vendeve".

Në takim, kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›