Policia e Shtetit plan masash për festat e fundvitit
TIRANE- Policia e Shtetit, në kuadër të festave të fundvitit, ka hartuar Planin e Masave “Për garantimin e rritjen e sigurisë publike”, në gjithë territorin e Shqipërisë.
Me anë të një njoftimi policia sqaron se “Masat e përcaktuara në këtë plan kanë si qëllim rritjen e sigurisë në shkallë vendi, krijimin e kushteve për zhvillimin normal te aktiviteteve festive, parandalimin e ngjarjeve, menaxhimin në mënyrë sa më cilësore të fluksit të madh të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për të festuar dhe të qytetarëve shqiptarë që do të dalin nga Shqipëria si rezultat i liberalizimit të vizave me BE, si dhe rritjen e sigurisë në rrugë dhe ambiente publike”, thuhet në njoftim.
Krahas këtyre nga Drejtoritë Rajonale të Kufirit e Migracionit dhe Drejtoritë e Policisë në Qarqe janë marrë masa për forcimin e bashkëpunimit me strukturat Doganore e Tatimore, si dhe struktura të tjera, me qëllim bllokimin e fishekzjarreve të rrezikshme për jetën.
Ndërkohë që edhe qytetarët mund të telefonojnë nga çdo vend i Shqipërisë në numrin e telefonit pa pagesë 129, si për të kërkuar ndihmën e policisë, ashtu dhe për raste të abuzimeve e keq sjelljes të punonjësve të veçantë të policisë.
(ma.ar/BalkanWeb)