“Xhuvani”, MD: Prokuroria të rrijë larg deklaratave emocionale
TIRANË- Ministria e Drejtësisë reagoi sot me një tjetër deklaratë në lidhje me inspektimin e kryer nga ky institucion në Gjykatën e Tiranës, për rastin e dënimit të djalit të deputetes Luiza Xhuvani, me dy vite burg.
Ministri Halimi e quajti këtë dënim të papranueshëm, ndërsa pas tij ka reaguar kryeprokurorja Ina Rama e cila është shprehur se deklarata e ministrit Halimi është një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim.
Por sot, Ministria e Drejtësisë me anë të një deklaratë i kujton organit të akuzës se inspektimi është kryer sipas Kushtetutës.
“Është e drejtë por dhe detyrë e Ministrisë së Drejtësisë që në bazë të nenit 56 pika 2 gërma “e” e ligjit Nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. “ të inspektojë ecurinë e politikës penale dhe politikës së dënimit të ndjekur nga Prokuroria”, thuhet në deklaratën e MD.
Ministria e Drejtësisë shpreh bindjen se Prokurori i Përgjithshëm do të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjore dhe kushtetuese, pasi të lexoje me vemendje 30 faqet e Raportit të inspektimit, faktet dhe gjithë përshkrimin ligjor të dispozitave dhe se do të qëndrojë larg cdo deklarimi emocional.
(ma.ar/BalkanWeb)