Vlorë, ekstradohet nga Greqia një shtetas për mashtrim
VLORE- Një 50 vjeçar nga Vlora, i dënuar nga gjykata me 7 vjet burg me akuzën e mashtrimit, është ekstraduar një ditë më parë nga Greqia ku qëndronte i fshehur prej 18 vjetësh.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se, 50 vjeçari Arben Xhelaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas një vendimi të vitit 2005 të Gjykatës së Vlorës që e deklaronte atë fajtor për konsumimin e veprës penale të mashtrimit, të kryer në kushtet e bashkëpunimit.
“Ky shtetas në vitin 1993, në bashkëpunim me nënën e tij Bejaze Xhelaj, kishte hapur një aktivitet tregtar duke u regjistruar si person juridik nëpërmjet të cilit merrte me interes shuma të konsiderueshme parash nga persona të ndryshëm”, nënvizohet në deklaratën zyrtare të policisë.
Nga ky aktivitet i paligjshëm u mashtruan 181 persona, në një shumë të përgjithshme prej 46.500.600 lekë, 146.406.300 dhrahmi greke, 248.212.000 lireta italiane, 51.700 dollarë amerikanë dhe 35.160 franga zvicerane. Pas kësaj, në vitin 1993 Xhelaj ishte larguar për në Greqi, ndërkohë që ndaj tij nisi çështja gjyqësore që përfundoi me vendimin e Gjykatës së Vlorës të 24 janarit të vitit 2005, që e dënonte atë në mungesë me 7 vjet burg.
(ma.ar/BalkanWeb)