Berisha me ambasadorin rus: Rusia do të aneksojë Osetinë
Rusia ka bërë agresion ndaj Gjeorgjisë, ndërkohë që mënyra se si Osetia dhe Abkhazia shpallën pavarësinë flet për një skenar të parapërgatitur dhe një hap të parë drejt aneksimit të tyre nga Rusia.
ADI SHKEMBI
Ky është qëndrimi i Tiranës zyrtare lidhur me konfliktin e fundit në Gjeorgji, i bërë publik nga Kryeministri Berisha gjatë një takimi kokë më kokë me ambasadorin e Rusisë në vendin tonë Aleksandër Prishepov. Në këtë takim, i cili ka zgjatur më shumë se një orë, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se “shpalosja e trupave ruse jashtë territorit të Osetisë dhe Abkhazisë përbën një agresion të qartë ndaj Gjeorgjisë, u shpreh Kryeministri Berisha. Qeveria shqiptare përshëndet projektin e Presidentit Sarkozi, dhe projektmarrëveshjen që u nënshkrua nga presidentët Sakashvili dhe Medvedev me kontributin e Sekretares amerikane të Shtetit Rice”. Sipas tij, “trupat ruse kanë pushtuar porte dhe territore të gjera të Gjeorgjisë, duke përshkallëzuar edhe më tej konfliktin, sipas një skenari të parapërgatitur me synim shpalljen e pavarësisë së këtyre dy rajoneve dhe njohjen e saj nga ana e Rusisë. Kjo krijon përshtypjen e një hapi të parë drejt aneksimit të këtyre rajoneve nga ana e Rusisë, pasi asgjë nuk e pengon Dumën ruse ta ndërmarrë një vendim të dytë ku të kërkojë aneksimin e tyre të plotë nga ana e Rusisë”. Sipas njoftimit për shtyp të Këshillit të Ministrave, ambasadori rus informoi Kryeministrin Berisha mbi situatën në rajonin e Kaukazit dhe qëndrimin e Rusisë mbi konfliktin në rajonet e Osetisë dhe Abkhazisë si dhe në qëndrimin rus përsa i përket këtyre territoreve. Sipas Ambasadorit Prishepov natën e 7-8 gushtit, kryeqyteti Osetian u godit nga artileria gjeorgjiane. Si rezultat i sulmit, u vranë shumë qytetarë të pafajshëm. Në orët e mëngjesit të datës 8 gusht, tanket gjeorgjiane goditën edhe shtabin e paqeruajtësve rusë në këtë rajon. Si pasojë u vranë dhe plagosën shumë ushtarë paqeruajtës rusë. Kjo sipas tij bëri që Rusia të ndërhynte.