Gjykata refuzo çdo ditë një kërkesë për ndryshim kombësie
18/03/2011 Vetëm në dy javët e fundit. Kryegjykatësi Çela: Kushtetuesja do të shqyrtojë ligjin
TELNIS SKUQI
SARANDË – Të paktën 15 kërkesa me objekt ndryshimin e kombësisë janë refuzuar gjatë dy javë të fundit nga Gjykata e Shkallës së Parë të Sarandës, njofton për gazetën “Metropol”, Alltun Çela, kryegjyqtari i Sarandës, në jug të vendit.
Kërkesat
“Janë të paktën 15 kërkesa nga qytetarë ku kërkohet ndërrimi i kombësisë, por në gjykatën e Sarandës këto çështje ose janë pezulluar ose janë pushuar”, pohon Çela.
Ai argumenton se ligji “Për gjendjen civile” është pezulluar deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata i pranon kërkesat për ndërrim kombësie, por gjyqtari që i bie në short shqyrtimi i çështjeve me këtë objekt, ose e pezullon çështjen, ose e pushon atë”, shton Çela.
Ai nënvizon se sot pritet që Gjykata Kushtetuese të mblidhet në seancë plenare për të marrë në shqyrtim kërkesën e gjykatës së Sarandës për deklarimin antikushtetues të termit “Kombësia”, në ligjin “Për gjendjen civile”. “Sot jam njoftuar nga Gjykata Kushtetuese të jem i pranishëm gjatë seancës plenare për të argumentuar kërkesën e formuluar dhe dërguar prej meje një muaj më parë, më 15 shkurt”, pohon Çela. Sipas tij, pakushtetutshmeria në ligjin “Për gjendjen civile” konstatohet në nenin 57, pika 7, në formulimin e saj, e cila i ka hapur rrugë konvertimeve të vërejtura vitet e fundit, duke tjetërsuar kombësinë nga shqiptarë, në grekë të disa shtetasve, sidomos në jug të vendit. “Në raport me të drejtat kushtetuese ky ligj është kundërshtues me të e madje në përplasje e mospajtim të hapur edhe me konventën evropiane”, u shpreh Alltun Çela.