E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në drejtësi, PS ftesë PD-së për bisedime

Tiranë- Reforma në sistemin e Drejtësisë pritet të ulë në një tryezë dy partitë më të mëdha në vend, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Deputetët e PS-së, të cilët janë anëtar të Komisionit të Ligjëve u kanë dërguar një ftesë Partisë Demokratike, që të ulen në një tryezë për të diskutuar lidhur me reformën në sitemin tonë të drejtësisë. Duke iu referuar ftesës së bërë, në takim pritet të marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi, si dhe Ilir Rusmajli, kryetar i Komisionit të Ligjëve.

Ndërsa nga rradhët e socialistëve të pranishëm pritet të jenë kreu i Partisë Socialiste Edi rama, dhe njëri nga deputetët e kësaj partie, Fatmir Xhafaj. Sipas burimëve zyrtare është mesuar se tryeza për reformat në sistemin e drejtësisë do të mbahet në Hotel Sheraton. Reformat në sistemin shqiptar të drejtësisë kanë qënë gjithmonë në qëndër të kritikave të Bashkimit Europian. Mëgjithatë pozita shqiptare nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në këtë tryezë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Incident, prishet takimi i Malajt dhe Harasanit
  2. Reforma zgjedhore, kanë filluar bisedimet pozitë-opozitë
  3. Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›