Berisha, me zevendesin e Obames

Kryeministri Berisha takoi dje numrin dy te Shtepise se Bardhe, Joe Biden. Ne kete takim, i shoqeruar nga kryetari i PR, Mediu, kreu i qeverise shqiptare ka marre mbeshtetjen maksimale te administrates se re te SHBA per reformat ne Shqiperi.
Zv. presidenti amerikan, Biden, u shpreh se ndihej shume i nderuar te ishte mik i Shqiperise dhe shqiptareve dhe pranoi me kenaqesi ftesen e bere nga Kryeministri Berisha per te vizituar Shqiperine. Ne fillim te takimit, Berisha i shprehu zv.presidentit Biden mirenjohjen e thelle, kenaqesine e vecante dhe nderin e madh per mundesine qe iu dha per te takuar zevendesin e Obames, nje mik te vyer te Shqiperise dhe shqiptareve.
Nga ana e tij, zv.presidenti amerikan Biden, u shpreh me ndjenja te perzemerta per kete takim dhe tha se ndihej i nderuar qe ishte mik i Shqiperise dhe i shqiptareve. Administrata e re amerikane, u shpreh ai, do te mbeshtese plotesisht Shqiperine ne perpjekjet e saj per ndertimin dhe forcimin e nje shoqerie demokratike dhe ne rrugen e reformave integruese. Kryeministri Berisha, duke vleresuar lart rolin dhe aktivitetin e zevendespresidentit amerikan Biden, e ftoi ate per nje vizite ne Shqiperi, duke u shprehur se kjo vizite do te ishte nje kenaqesi shume e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret, ftese e cila u pranua me kenaqesi nga ai. Nderkohe kreu i qeverise shqiptare ka zhvilluar dje takim dhe me spikeren e Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi. Ajo shprehu interes per reformat integruese te Shqiperise dhe shprehu kenaqesine per te vizituar Shqiperine, vend per te cilin nuk i ishte dhene mundesia me pare, per ta vizituar. Berisha i shprehu Pelosit mirenjohjen e madhe per ndihmen dhe mbeshtetjen qe Kongresi Amerikan i ka dhene Shqiperise gjate ketyre viteve, ne rrugen e integrimit te saj ne NATO dhe ne suksesin e reformave te ndermarra ne vend. Kryeministri Berisha ka zhvilluar nje takim me zevendessekretarin e Mbrojtjes, England, i cili shprehu bindjen se Shqiperia do te jete tashme nje anetare e denje dhe partner serioz i NATO-s. England konfirmoi vullnetin per bashkepunimin gjithnje e ne rritje mes vendeve dhe qeverive tona. Nga ana e tij, Berisha falenderoi England per punen dhe angazhimin institucional dhe personal te tij per ta pare Shqiperine sa me pare, anetare te Aleances me te fuqishme te globit, NATO-s. Kryeministri informoi zyrtarin e larte amerikan me punen dhe perpjekjet e panderprera te qeverise shqiptare, e cila deri ne anetaresimin e plote te vendit ne NATO, do te punoje me te njejtin ritem dhe perkushtim, per te merituar dhe per t'u prezantuar me dinjitet perpara vendeve anetare te NATO-s. "Lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, jane betejat me te cilat qeveria shqiptare ndeshet dita-dites, por me gjithe rezultatet e medha, akoma edhe me te medha jane perpjekjet e qeverise per te thelluar me tej keto rezultatet", vijoi me tej kryeministri. A.G