E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Zgjidhja e ceshtjes se prones, kusht per investimet dhe integrimin

R. Rapushi

"Kthimi dhe kompensimi i pronave dhe legalizimi i duhur i tyre, renditen nder prioritetet qe Shqiperia duhet te realizoje, per te qene pjese e Bashkimit Evropian. Kete fakt e vuri ne dukje dje Ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan, gjate fjalimit te mbajtur ne takimin e zhvilluar mes eksperteve nderkombetare, per zgjidhjen e ceshtjes se pronave ne Shqiperi. "Tituj te qarte pronesie dhe sigurite ligjore, jane parakushte thelbesore per nje zhvillim te suksesshem te vendit, terheqjen e investimeve te huaja te drejtperdrejta, paqen sociale si edhe per procesin e integrimit evropian te vendit", beri te qarte Lohan, duke theksuar se nga zgjidhja nje here e mire e ceshtjes se pronave ne Shqiperi, varet dhe ecuria e mire e vendit. "Perforcimi i se drejtes se prones dhe zgjidhja per ceshtjet e lena varur te kthimit, kompensimit dhe legalizimit jane qartazi themeltare per mire qenien e pergjithshme te Shqiperise", theksoi Lohan. Te pranishem ne kete takim, ishin perfaqesues se organeve qeverisese, agjenci donatore si edhe eksperte nderkombetare per ceshtjet e prones jane mbledhur ne Tirane per seminarin e mbeshtetur nga Bashkimi Evropian "E drejta e prones. Instrumente dhe zgjidhje te mundshme per qeverite per te zvogeluar kostot e shkembimit nga pikepamja e investimeve te huaja te drejtperdrejta". Nga diskutimet e zhvilluara, u arrit ne konkluzionin se zgjidhja e ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te pronave, do te nxiste zhvillimin ekonomik dhe tregun e tokave ne Shqiperi, duke e bere ate me terheqes per investitoret e huaj. Eksperte nga vende te ndryshme te BE-se, perfshire ata te vendeve ish-komuniste si Republika Ceke dhe Polonia, shkembyen pervojat e vendeve te tyre, duke paraqitur studime te rasteve mbi tema si blerja e tokes ne mbeshtetje te investimeve te huaja te drejtperdrejta ne zonat industriale.

Si te eliminohen falsifikimet me token

Seminari i zhvilluar per ceshtjen e prones, do te vijoje dhe diten e sotme.

Ne te do te diskutohet pikerisht mbi ceshtjen e prones ne Shqiperi ne lidhje me investimet e huaja te drejtperdrejta. Qellimi eshte qe te gjenden instrumente per te siguruar te drejtat e investitoreve vendas dhe te huaj, kundrejt regjistrimit te shumefishte, falsifikimeve dhe pretendimeve te mundshme mbi token. Per kete arsye, seminari eshte ndare ne dy pjese, analizen e gjendjes se tanishme ne Shqiperi dhe ne pervojen e vendeve te tjera, ne zgjidhjen e te njejtes ceshtje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›