Berisha merr çmimin “Eisenhower Medallion”
Organizata “People to People International”, i ka akorduar dje kryeministrit Berisha çmimin ndërkombëtar “Eisenhower Medallion”. Mary Eisenhower, presidente e kësaj organizate tha se “ky çmim i jepet shkëlqesisë së tij, Profesor Doktor Sali Berishës për kontributin që ka dhënë në krijimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global”. Nga ana e tij kryeministri Berisha nuk mori pjesë në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve të tij në Tiranë për formimin e qeverisë së re, por përmes një video falënderoi organizatën për çmimin prestigjioz, duke e vlerësuar atë si një nder jo vetëm për të por edhe për shqiptarët në të gjithë botën. Në emër të tij, çmimin e pranoi bashkëshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha e shoqëruar nga zëvendës ministrja e jashtme zonja Edit Harxhi. Disa prej personaliteteve që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza; Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, Ish-presidentët e SHBA-ve Xhorxh Herbert Walker Bush, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.