Berisha merr mbështetjen e Egjiptit për pavarësinë e Kosovës
Kryeministri Sali berisha ka vijuar në ditën e dytë të takimeve në kryeqytetin egjiptian Kajro me takime krerët më të lartë shtetit. E ndërsa gjatë takimeve ka marrë mbështetjen e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis palëve, në qendër të vëmendjes ka qenë edhe çështja kosovare. Gjatë takimit që zhvilloi me presidentin egjiptian Hosni Mubarak, të dy liderët ndanë të njëjtin vlerësim për marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe për çështjen e Kosovës. Kryeministri bëri një rezyme të situatës në Kosovë dhe theksoi se zgjidhja e çështjes së Kosovës është vendimtare për sigurinë dhe paqen në rajon. Popullsia e Kosovës, tha Kryeministri, është e përbërë në masën 70 për qind nga të rinj, shumica e të cilëve është e papunë, pasi nuk investohet për shkak të paqartësisë së statusit.
Presidenti Mubarak i premtoi Kryeministrit Berisha që do të bëjë përpjekje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në mënyrë që të ketë paqe në rajon.
Kryeministri Berisha zhvilloi një tjetër takim me Kryeministrin e Egjiptit, zotin Ahmed Nazif. Të dy homologët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe shprehën vullnetin për zgjerimin e tyre në të ardhmen.Në këtë kontekst, Kryeministri egjiptian e vlerësoi vizitën e Kryeministrit Berisha si një hap të rëndësishëm për thellimin e këtyre marrëdhënieve.
Zoti Nazif u shpreh i kënaqur nga vizita e grupit të biznesmenëve që shoqëruan Kryeministrin në Egjipt, duke theksuar se shkëmbimet e ndërsjella, duhet të intensifikohen në të ardhmen, pasi ato konsolidojnë dhe forcojnë marrëdhëniet tregtare mes palëve.
Gjithashtu, Kryeministri egjiptian vlerësoi përpjekjet dhe masat e ndërrmarra nga qeveria shqiptare për krijimin e një klime të përshtatshme për investimet e huaja dhe shprehu interesin për të investuar në industrinë tekstile, bujqësi, etj.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi potencialet e larta për bashkëpunim mes palëve, në të gjitha fushat, si dhe siguroi për angazhimin në përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, për të cilin Kryeministri Berisha u shpreh se është një kërcënim global.
Për sa i përket çështjes së Kosovës, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që mori prej presidentit Mubarak mbështetjen për zgjidhjen e kësaj çështje në favor të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.
Kryeministri Berisha zhvilloi një takim edhe me me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Muhamed Rashid, i cili e falënderoi Kryeministrin për këtë vizitë, duke theksuar se vendet tona kanë lidhje historike dhe gjeografike që nga fillimi i marrëdhënieve të tyre. Ministri Rashid vlerësoi se vizita e Kryeministrit në Egjipt është një mundësi më shumë që marrëdhëniet mes dy vendeve të zhvillohen më tej.
Ministri Rashid i shprehu Kryeministrit vlerësimet për politikat e qeverisë shqiptare për reforma dhe veçanërisht masat e ndërmarra për tërheqjen e investimeve. Reformat tuaja janë mbresëlënëse, u shpreh ministri Rashid, duke shprehur interesin për rritjen e prezencës së biznesit egjiptian në Shqipëri.
Kryeministri Berisha tha se mes dy vendeve ka një bazë të fortë ligjore për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen. Në këtë kontekst, Kryeministri kërkoi që dy vendet të konsiderojnë çdo hap ligjor për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike. Duke bërë një paraqitje të reformave të ndërmarra, Kryeministri u shpreh se Shqipëria është vend i përshtatshëm për investime. Reformat që ne kemi ndërmarrë, theksoi Kryeministri, si ulja e taksave, vendosja e taksës së sheshtë 10 për qind, ulja e kontributeve të sigurimeve shoqërore, kostoja e ulët e prodhimit për manifakturën “Made in Europe”, pasi Shqipëria është në Europë, tregu i punës shumë i ri dhe dinamik, taksat më të ulëta dhe çmimi i energjisë më i ulët në Europë, si dhe potencialet e shumta e bëjnë Shqipërinë një vend shumë të lakmueshëm për investime. Gjithashtu Kryeministri vuri theksin edhe në potencialet që Shqipëria ofron në turizëm, me një bregdet prej 400 km që duhet zhvilluar, në pasuritë minerare dhe të ujërave. “Të investosh në Shqipëri është një histori suksesi”, u shpreh Kryeministri.
Duke shprehur kënaqësinë për organizimin vitin e kaluar, në Shqipëri, të panairit të produkteve egjiptiane, ministri Rashid tha se vitin e ardhshëm do të hapet panairi i dytë i biznesit egjiptian. Ai e falënderoi Kryeministrin që në këtë vizitë u shoqërua nga një grup biznesmenësh shqiptarë, duke e konsideruar të rëndësishme shpeshtimin e kontakteve të tilla të ndërsjella mes biznesit të të dy vendeve.