E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama reagon pas përjashtimit të Shqipërisë nga programi “Koorporata e Sfidave të 1000 vjeçarit”

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka mbetur në klasë me plotësimin e 16 indikatorëve të paraqitur nga projekti amerikan “koorporata e Sfidave të 1000 vjeçarit”. Gjatë një konference për shtyp nga selia rozë, ai tha se Shqipëria në sajë të keqqeverisjes aktguale ka humbur një grand 250 milion dollarësh. Sipas zotit Rama, “në këtë vlerësim Shqipëria ka ecuri të papranueshme. 12 nga 16 nga indikatorët janë të parealizuar dhe e kanë bërë të pamundur vazhdimin e këtij programi.”.

Kreu i selisë rozë tha se “Shqipëria e përfaqësuar nga kjo qeveri e paaftë, nuk arriti të plotësojë as indikatorët e plotësuar në vitin 2005, që rezulton të jenë 8.”.

Shqipëria ka mbetur në klasë dhe shumë vende të tjera të cilat në përceprimin tonë janë më pak të zhv e kanë kaluar klasën. Ky është një fakt një konfirmim I paaftësisë dhe I gënjeshtrabve të qeverisë shqip.

Shqipëria e përfaqësar nga qeveria aktuale, nuk ka bërë asgjë për të për të frenuar korrupsionin galopant dhe fenomenet e tjera. Ajo që ka ndodhur është akoma më e keqe: qeveria i ka përkeqësuar këto tregues. Të gjithë jemi dëshmitar të cënimit që ju bëhet organeve të ndryshme kushtetuese, , presioni ndaj mediasetj. Kjo ka lënë shenjë edhe në imazhin e ndërkombëtarëve.”.

Disa nga fushta që zoti Rama përmendi si indikatorë të dështuar të qeverisë shqiptare në programin amerikan, ishin ato në fushën e arsimit, shëndetësisë, politikave fiskale, korrupsionit etj.

“Shqipëia sot në bazë të këtij raporti gjendet bashkë në atë ku ne e kishim paraparë se do ta çonte qeverisja e një kryeminisri të paaftë. Ne jemi dëshmitarë të asaj që është shkruar në këtë raport. Pozizicioni i Shqipërisë në marrëdhënie me botën është përkeqësuar”, tha Rama.

Lidhur me zhvillimet fundit për Reformën në drejtësi, zoti Rama u shpreh se mazjhoranca po e mban atë peng. “Pozita kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura. Duket qartë se është e errët prespektiva e reformës në drejtësi. Ajo nuk mund të jetë e vetëm një pale”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›