E Diel, 1 Nëntor 2026

Sollaku nuk merr pjesë në Komision; Xhaferri: Ne vazhdojmë hetimin

Është mbledhur pa praninë e kryeprokurorit Theodhori sollaku Komisioni Hetimor që do të ndjek çështjen e tij. Vetë Sollaku ka refuazuar pjesëmarrjen në takimin e sotëm të komisionit nën pretekstin se asnjë fakt i ri nuk ekziston në dosjen e këtij komisioni. Në një letër të dërguar Kuvendit dhe Komisionit Hetimor, ai shkruan se “jam njohur me kërkesën për shkarkimin tim me datë 15 tetor. Kërkesa sikurse dhe ju e dini nuk paraqet asnjë fakt të ri që do të përbënte objektin e hetimit. Unë kam paraqitur objeksionet e mia në Komisionin e Parë Hetimor. Duke mos parë ndonjë fakt të ri nuk e gjykoj të arsyeshëm për tu paraqitur në komision. Për tiu leftësuar punën juve të më paraqesni vetëm një fakt të ri, ku vërtetohet se unë kam shklur rëndë ligjin dhe pas kësaj unë do të vija në komiion për të shprehur qëndrimin tim.

Ndërkohë përfaqësuesit e majtë në komision kanë bojkotuar sërish duke mos marrë pjesë. Letrës së kryeprokurorit i është përgjigjur në media kryetari I Komisionit Hetimor “Sollaku 2”, Ferdinand Xhaferri. Ai tha se “në bazë të nenit 114 të rregullores së kuvendit Prokurorit i jepet e drejta për të shprehur qëndrimin e tij në Komisionin Hetimor. Por nga përgjigjja që ai i ka dërguar Komisionit hetimor, duket qartë që ka refuzuar të drejtën e tij për tu paraqitur. Në këto kushte komisioni e vlerëson si të rezauruar këtë pikë të planit hetimor dhe vendos që të vazhdojë me pikat tjera”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›