E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshjet: Rriten prurjet në Fierzë

Rreshjet e ditëve të fundit duket se do të stabilizojnë disi situatën energjitike në vend ku ndërprerjet e energjisë arrijnë deri në 10 orë në disa qytete. Gjatë ditës së kaluar prurjet e ujit në liqenin e Fierzës janë trefishuar, gjë kjo që do të shtojë në prodhimin e energjisë elektrike në dy hidrocentralet që gjenen në kaskadën e Drinit.

Burime nga ky hidrocentral bëjnë të ditur se aktualisht prurjet e ujit janë mbi 160 metër kub ujë në sekondë, nga 70 metër kub ujë në sekondë që ishte ky tregues 24 orë më parë. Ndërkohë, në rritje është edhe niveli i ujrave në këtë liqen, i cili tashmë ka arritur në 260,10 metra mbi nivelin e detit, ose një metër më shumë se një javë më parë. Niveli maksimal i tij është 296 metra dhe ai minimali 243 metra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›