E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet komisioni hetimor për “Durrës-Kukës”

Në një kohë që maxhoranca ka thirrur Kreyeprokurorin Theodhori Sollaku për të dëshmuar mbi akuzat që rëndojnë mbi të, opozita këmbëngul në hetimin e ish-Ministrit të Transporteve Lulzim Basha. Një komision hetimor që do të hetojë tenderin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë është mbledhur këtë paradite. Ky komision hetimor kryesohet nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj dhe zv/Kryetar i tij do të jetë deputeti socialist Arben Isaraj.
Ne mbledhjen e tij të parë ky komision ka miratuar planin e hetimit për cështjen e marrë në hetim. Nënkryetari i këtij komisioni, socialisti Arben Isaraj ka kërkuar të thirret për të dëshmuar në lidhje me tenderimin e rrugës Durrës-Kukës kryeministri Berisha, ish-Ministri i Transporteve Lulzim Basha, Ministri i Financave Ridvan Bode dhe ish zv/ministri i Brendshem Gjergj Lezhja.
Kërkesa e Isaraj është quajtur joetike nga kryetari komisionit Aleksandër Biberaj sipas së cilit komisioni duhet të merret me gjetjen e provave dhe jo me dëshmitarë. Biberaj u shpreh se komisioni do të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›