E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha merr mbështetjen e Hungarisë për në BE

TIRANË- Kryeministri Berisha takoi sot ambasadorin hungarez, zotin Sandor Molnari me rastin e marrjes nga Hungaria të Presidencës së radhës së BE-së. Ne një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë thuhet se gjatë takimit ambasadori hungarez, i rikonfirmoi kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të qeverisë dhe të presidencës hungareze për përpjekjet e Shqipërisë për integrimin në BE. Nga ana e tij kryeministri shqiptar vlerësoi se integrimi i vendit në BE është projekt madhor kombëtar dhe se qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar dhe e vendosur të ndërmarrë çdo reforme dhe çdo masë për realizimin sa më shpejt të kësaj sfide. Kryeministri theksoi gjithashtu se raporti i Komisionit Evropian po kthehet në plan veprimi dhe se qeveria është e angazhuar që të bëj gjithcka të mundur për plotësimin e detyrave të lëna në këtë raport.

Më tej, ambasadori Molnari e njohu kryeministrin me prioritetet e presidencës së radhës të BE, të cilat ndër të tjera përfshinin; nxitjen e rritjes ekonomike; punësimin dhe përfshirjen sociale; forcimin e politikave ekonomike, fuqizimin e institucioneve financiare në nivel evropian etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›