KLD: Zvarritja e proceseve çon në lirimin e të dënuarve

Për këtë arsye, KLD-ja ka propozuar disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, e cila i jep më shumë kompetencë gjyqtarëve për ndëshkimin e avokatëve.
“Në radhë të parë, gjyqtarët duhet të ndërmarrin të gjitha masat dhe të zbatojnë të gjitha kompetencat që u jep ligji procedural penal për të ndëshkuar të gjitha veprimet e paligjshme të palëve në proces, për zvarritjen e gjykimeve. Në radhë të dytë, Është e nevojshme që të këtë ndryshime të shpejta dhe efektive të dispozitave procedurale penale që lidhin me administrimin e procesit gjyqësor penal”, ka theksuar Spahiu, i cili shtoi se janë konstatuar zvarritje në disa procese gjyqësore, çka sipas tij çojnë në lirimin e të pandehurve.
Për këtë arsye, KLD-ja i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë disa rekomandime, si:
1. Rritjen e kompetencave të Gjykatës për të marrë masa ndaj avokatëve, në rastet e zvarritjes së proceseve gjyqësore. Masa të parashikohen nga gjoba deri në pezullim të ushtrimit të profesionit të avokatit;
2. Ndryshimin e dispozitave ligjore të cilat përcaktojnë numrin e gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjet, duke rritur numrin e çështjeve që shqyrtohen nga një gjyqtarë;
3. Uljen e numrit të gjyqtarëve që përbëjnë trupin gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga 5 që është sot në 3 gjyqtarë për një numër të caktuar çështjesh penale;
4. Përcaktimi i një quorumi të cilësuar për marrjen e vendimeve unifikuese në Gjykatën e Lartë;
5. Sanksionimin në dispozita ligjore të së drejtës së gjykatës për të pushuar gjykimin e disa prej kërkesave penale.
6. Kufizimin e së drejtës së Gjykatës së Apelit për të dërguar për rigjykim çështjen jo më shumë se një herë.
7. Ndryshime thelbësore në mënyrën e sistemit të njoftimeve për seancat gjyqësore të cilat fatkeqësisht ende realizohen vetëm me fletëthirrje nëpërmjet një sistemi shumë primitiv. /S.Ll/Start/
2011-01-17 10:21
[