Mat, humb jetën minatori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në komunën Golaj në Has. Një minator i identifikuar si Bilbil Brati, 30 vjeç ka humbur jetën pas shkeputjes së një masivi dherash nga thellësia e galerisë.
Aksidentet në kushtet e punës në minierat e vendit janë bërë tashmë të shpeshta, ndërkohë që kushtet e sigurisë në galeri lënë për të dëshiruar.