Raporti i Martit Ina Rama takon Prokurorët e EULEX
TIRANË- Akuzat e raportuesit të KiE, Dick Marty, për trafik organesh brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ka qënë shkaku që ka mbledhur në një takim të përbashkët kryeprokuroren Ina Rama dhe një delegacion të Prokurorisë së EULEX.
Në takimin e kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, merrnin pjesë Kryeprokurorja e EULEX, Znj. Isabelle Arnal dhe nga Zëvendës Prokurorja, Znj. Sevdije Morina, të pritura nga Ina Rama. Bashkërendimi i hetimeve, ka qënë edhe tema kryesore për të cilën kanë biseduar
Prokuroria Shqiptare, përveç detajeve teknike, ofroi bashkëpunimin e saj për hetimin e tyre në bazë të kërkesave të Prokurorisë speciale të Kosovës, gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë.
(m.a/BalkanWeb)