Lirimi i djalit të Arta Dades, Prokuroria apelon vendimin

Apelimi është bërë të premten ku prokuroria i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Apelit, pasi Gjykata e Tiranës vendosi masën e “arrest shtëpie” ndaj Besnik Dabullës.
Prokuroria kërkon mbajtjen e Dabullës në qeli për një afat 20 ditor derisa sa të mbyllet dosja hetimore për të në lidhje me një plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 janarit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku Besnik Dabulla plagosi me armë shtetasin Endrit Lufi, nipi ish-kryeministrit të fundit komunist, Adil Çarçani.
Më vonë, u mësua se plagosja kishte qenë aksidentale dhe policia në vendin e ngjarjes gjeti vetëm një gëzhojë, pasi arma është zhdukur dhe ende nuk është sekuestruar nga organet e hetimit. /S.Ll/Start/
2011-01-17 09:27
[