Pritet takimi për cështjen Dick Marty

Pritet të mbahet takimi mes prokurorëve të Eulex dhe të Kosovës me kryeprokuroren Ina Rama në lidhje me raportin e Dick Marty. Ky lajm konfirmohet për “Ora News”, nga Prokuroria e Tiranës.
Ndërkaq,hartuesi i raportit për trafikun e organeve në Kosovë dhe Shqipëri, Dick Marty ka refuzuar ftesën e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian që ditën e sotme në Strasburg të flasë për hetimet e tij.