Berisha merr mesazh falënderimi nga homologu japonez

Tiranë, 30 gusht, NOA Kryeministri Berisha mori sot një mesazh falënderimi nga kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, i cili i shpreh mirënjohjen për mesazhin e urimit dërguar për marrjen e detyrës si kryeministër i Japonisë.
Në mesazhin e kryeministrit Naoto Kan drejtuar kryeministrit Berisha thuhet se dëshiron të shprehë mirënjohjen e përzemërt për urimet tuaja në marrjen e detyrës si kryeministër i Japonisë.
Jam i lumtur të shoh se dy vendet tona kanë rritur shkëmbimet në fusha të ndryshme gjatë viteve të fundit. Do të dëshiroja të punoja aktivisht me ju për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ekzistuese të përzemërta midis dy vendeve tona, përfundon mesazhin e tij, Naoto Kan, kryeministër i Japonisë.
n.e/NOA