Berisha merr mesazhe urimi për fitoren e zgjedhjeve
Pas fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit Kryeministrit në detyrë Sali Berisha vazhdojnë t‘i vijnë mesazhe urime. Dje ka qenë Këshilli Kombëtar i Malit të Zi, i cili ka uruar Kryeministrin Berisha për fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Në mesazhin e urimit, kryetari i këtij këshilli, Tahir Tahiri, shprehet se firtoja e akolicionit të djathtë që udhëhiqet nga Kryeministri Berisha është shenjë e qartë e besimit që kanë zgjedhësit shqiptarë për vizionin e tij në zhvillimin e vendit dhe rrugën e sigurtë që Shqipëria po ndjek drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai shpreh bindjen e plotë se qeveria e drejtuar nga Berisha do të punojë edhe më me përkushtim për plotësimin e aspiratave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen. Gjithashtu, mesazh urimi Kryeministrit Berisha i ka mbërritur dje edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Nëpërmjet drejtorit ekzekutiv, Avni Mustafaj, ky këshill i ka shprehur Berishës, urimet më të përzemërta për popullin shqiptar "për një proces zgjedhor që u vlerësua nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si i lirë dhe i ndershëm".
Më tej në mesazhin e tij të urimit Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan përgëzon bashkëpunimin e forcave politike për përpilimin e ligjeve të reja në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
"Këto ndryshime ligjore krijuan mundësinë që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme", ka vlerësuar, Avni Mustafaj, drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Po ashtu, ai tha se "të gjitha forcat politike meritojnë të vlerësohen për kontributin e tyre për të arritur standardet më të larta zgjedhore që janë zhvilluar deri tani në Shqipëri". Mustafaj nga ana tjetër, konsideron se vitet e fundit, Shqipëria ka pasur një progres të konsiderueshëm për sa i përket arritjes së standardeve të caktuara nga institucionet Euro-Atlantike, gjë që solli anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Zgjedhjet e 28 qershorit, vijon mesazhi, janë një hap i madh përpara drejt procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.