Solana: Ballkani mbetet ende larg BE-së
Gjatë një fjalimi që ka mbajtur në një fondacion në Londër, me temë "Roli global i Europës", shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Havier Solana, nuk i ka kursyer fjalët për BE-në dhe politikën në rajonin e Ballkanit, në të cilën dhe vetë ai ka pasur rol kyç. Siç raporton "Alsat", pasi ka folur për sfidat në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera të botës, pjesën e fjalimit që i kushtohet rajonit problematik, ai e ka titulluar: Ballkani: nevoja për politikë të mirë. Sipas Solanës, perceptimet e BE-së dallojnë thellësisht me ato të vendeve të rajonit. "Ne i ndiejmë dhe i trajtojmë sikur të ishin gjysmë të futur në BE, e fjala e shenjtë që vazhdojmë të përsërisim është perspektiva europiane, për anëtarësimin eventual. Por perceptimet në rajon janë të ndryshme. Atje ka një sens të mungesës së progresit dhe të largimit nga qëllimi i zgjerimit", vlerëson kryediplomati.
Në fjalimin e tij ai përkujton se prej kësaj zone ka lindur edhe politika e jashtme e BE-së e ndërsa vëmendja e Unionit tërhiqet nga çështje e rajone të tjera në botë, ai thekson se puna në Ballkan nuk ka përfunduar ende. "Është e vërtetë se gati dhjetë vjet pas fundit të Millosheviçit, Serbia s‘ka ende Marrëveshje Stabilizim-Asocimi. Kroacia është kyçur në një qorrsokak me fqinjën e saj, Slloveninë. E njëjta gjë është e vërtetë dhe për Shkupin dhe Athinën. Ndërsa Bosnja mbahet peng nga kalkulimet e ngushta dhe nacionaliste të disa prej liderëve të saj", ka pikturuar Solana një imazh të zymtë të rajonit. "Ne kemi investuar jashtë mase shumë për t‘i lejuar këto vende që t‘i shpëtojnë fuqisë tërheqëse të BE-së. E kjo do të jetë edhe më e vështirë dhe edhe më e kushtueshme pas pesë vjetësh", ka paralajmëruar më tej Havier Solana. Ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s kur u bombardua Serbia e Millosheviçit, e prej dy mandatesh shef i diplomacisë europiane të BE-së, Havier Solana, ka filluar të flasë hapur vetëm pak ditë pasi deklaroi se do ta lëshojë këtë post në tetor për të mos u kandiduar më. "Disa vite më parë disa thanë se dilema me të cilën BE përballej në Ballkan ishte rruga drejt zgjerimit apo formimi i një lloj protektorati. Në zgjodhëm zgjerimin si paradigmën udhëheqëse, të kushtëzuar me reforma. Kjo është ende strategjia e duhur", ka vlerësuar Solana, duke pranuar publikisht se cilat kanë qenë planet e atëhershme të Europës për Ballkanin. Ndërsa sinjalet që dalin nga ky fjalim i tij i drejtohen më së shumti Bashkimit Europian, institucionin e të cilit do ta lëshojë së shpejti, në vlerësimet e Solanës ndihet edhe se ku ndodhen vetë vendet e rajonit në rrugët përkatëse të integrimit europian.