E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR: Problemet në numërim dëmtuan procesin

Vëzhguesit ndërkombëtarë të MVZ-së ndoqën numërimin në të 66 Vendet e Numërimit të Votave (VNV). Ata vlerësuan se numërimi u krye keq ose shumë keq në 22 VNV. Numërimi i votave u zvarrit dhe u karakterizua nga nivele të larta mosbesimi mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore. Vonesat në numërim provokuan tension mes partive, sidomos aty ku rezultatet ishin ose dukej sikur ishin të afërta. Në disa raste, numërimi i votave u bllokua përkohësisht. Ndërhyrjet e vëzhguesve të partive dhe kandidatëve në procesin e numërimit krijuan shpesh shpërqendrim nga procesi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zgjodhi shpesh të mos ndërhyjë në rastet kur në VNV kishte probleme. Njëri nga problemet kryesore që u vunë re gjatë numërimit ishin mosmarrëveshjet nëse duheshin numëruar ose jo votat nga disa qendra votimi. Në disa VNV nuk u numëruan të gjitha kutitë e votimit, duke mos u përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultateve. Miratimi nga KQZ-ja i tabelës përmbledhëse të rezultateve për 12 zonat zgjedhore

shkaktoi shumë debate, me mosmarrëveshje të përsëritura për faktin nëse në këtë fazë KQZ-ja duhet të numëronte e të përfshinte në rezultat kutitë e votimit që nuk ishin përfshirë në

tabela nga Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›