Berisha merr raportin: Problemi jemi ne!

Pas dorëzimit, dy personalitetet kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku Sequi, tha se klasa politike duhet të nisë bashkëpunimin. “Ne kemi besim se Shqipëria i ka kapacitetet e duhura për integrimin në BE. Për këtë kërkohet besueshmëri dhe angazhim”, theksoi Sequi.
Më pas, kryeministri Sali Berisha tha se raporti i publikuar është i qartë për Shqipërinë dhe se problemi nuk janë kriteret për klasa politike në Shqipëri, duke fajësuar këtu opozitën për mungesë bashkëpunimi. “
Siguroj se procesi i integrimit evropian mbetet për qeverinë shqiptare një proces i një rëndësie themelore në të cilin në bindjen time më të madhe, nëpërmjet një universi reformash qytetarët shqiptarë bëhen më të lirë, më të mëkëmbur, më të sigurt. Kjo është një përcaktim i pandryshuar ndaj këtij procesi. Sikundër mbetem i bindjes më të thellë se ky proces në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, nuk mund të jetë tjetër vetëm se i bazuar në meritë dhe performancë. Nuk e kam lexuar raportin por apriori, e garantoj ambasadorin se sikundër dhe në vitet e tjera, raporti përbën një program të vërtetë pune për sa i përket reformave të qeverisë sime. Për Shqipërinë mendimi vjen negativ për sa i përket statusit. Pse? Një vit më parë, KE-ja ka renditur 12 kërkesa, që të gjitha absolutisht të drejta, kërkesa dhe reforma që kërkojnë një afrim të mëtejshëm të Shqipërisë me BE-në”, tha Berisha.
Sipas tij, disa nga këto kërkesa janë avancuar, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur në vendnumëro. “Është një traditë fatkeqe, që problemet i shohim tek të tjerët dhe jo tek vetja. Problemi është tek vetja jonë. Nuk eksiton asnjë vend tjetër, ku nuk votohet për kërkesat e Bashkimit Evropian. Theksova se jam i gatshëm të shoh përpara. Jam plotësisht i gatshëm të bëjmë reformën zgjedhore. Më thotë të ulemi në tavolinë me konsensus dhe këtë kërkesë ta bëjmë pa konsensus. Nëse do me konsensus, urdhëro të ulemi me ekspertët ndërkombëtar. Reforma zgjedhore është plotësisht e mundshme për t’u zgjidhur. E sigurova se mbetem i hapur për dialog, por qëndrimi im ndaj kritereve të Kopenhagënit është tërësisht për dialog”, shtoi kryeministri.
“Dialogun nuk e kam në dorë unë, kërkon dy palë. Ajo që kam në dorë unë është respekti ndaj Kushtetutës së vendit. Duke mbetur i vendosur të punoj për problemet e ngritura në raport, mbetem i hapur për një dialog natyrisht brenda parimeve themelore kushtetuese dhe demokratike. Ju them qytetarëve shqiptarë, se nëse dilet jashtë tyre ju garantoj se procesi i integrimit largohet shumë më tepër. Ky nuk është interesi i askujt”, vijoi ai./S.Ll/Start/
2011-10-12 16:26