Topi: Aktorët politikë të gjejnë rrugën e komunikimit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi u shpreh se "aspirata e qytetarëve shqiptarë për integrim në BE vijon të mbetet përparësia jonë kryesore, por aktorët kryesorë politikë duhet të gjejnë rrugën e komunikimit normal politik.
Ai zhvilloi sot pasdite një takim pune me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi, i cili i dorëzoi zyrtarisht Kryetarit të Shtetit Raportin e Përparimit për Shqipërinë për vitin 2010-2011 të përpiluar nga Komisioni Evropian.
Pasi i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Sekui për gjithë mbështetjen dhe ndihmesën dhënë Shqipërisë në rrugën për arritjen e standardeve integruese në familjen e madhe euroatlantike dhe pasi vlerësoi Bashkimin Evropian për qëndrimet gjithmonë objektive, Presidenti Topi theksoi se, "ne do ta lexojmë Raportin e Përparimit me kujdes e me shumë vëmendje duke qenë të vendosur të ecim përpara në këtë rrugëtim integrues".
"Do të vazhdojmë t’i inkurajojmë e t’i nxisim aktorët politikë që të adoptojnë një sjellje të vërtetë evropiane. Këta aktorë kryesorë politikë duhet të gjejnë rrugën e komunikimit normal politik dhe dialogut të duhur institucional, që mungon prej kohësh duke u bërë edhe arsyeja kryesore për mosarritjen e objektivit të marrjes së një vlerësimi pozitiv nga Bashkimi Evropian", tha kreu i shtetit.
Nga ana e tij, Ambasadori Sequi vuri në dukje rolin pozitiv institucional dhe konstruktiv të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit, duke nënvizuar rëndësinë dhe koherencën e deklaratave dhe apeleve të tij të vazhdueshme publike për rivendosjen dhe efikasitetin e dialogut dhe komunikimit politik dhe institucional të klasës politike shqiptare.
Ambasadori Sequi theksoi edhe njëherë se Raporti i Përparimit 2011 i Komisionit Evropian, i cili paraqet në mënyrë objektive situatën aktuale, do të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për rrugëtimin e ardhshëm integrues të Shqipërisë dhe plotësimin e standardeve nga ana e saj./L.Ferhati/Start/.
2011-10-12 19:34