Berisha, mesazh Bush: Mirenjohje per NATO-n
Kryeministri Sali Berisha falenderoi dje perzemersisht, Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush per mbylljen ne kohe rekord nga SHBA, te kerkesave ligjore qe kerkon ratifikimi i protokollit te anetaresimit ne NATO. Nepermjet nje mesazhi urimi, Berisha i shprehu dje mirenjohjen me te thelle per depozitimin e instrumenteve te ratifikimit te protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nga ana e qeverise amerikane, duke permbyllur keshtu te gjitha kerkesat ligjore qe kerkon ratifikimi i ketij protokolli nga SHBA. "Qeveria shqiptare vlereson mbylljen ne kohe rekord nga ana e SHBA-ve te kerkesave ligjore qe kerkon ratifikimi i protokoll te anetaresimit ne NATO, si shembulli me i mire i marredhenieve te shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve, qeverive dhe popujve tane, si dhe miqesise dhe solidaritetit te ngushte qe ekziston mes kombit shqiptar dhe kombit amerikan", shkruan kryeministri shqiptar. Me kete rast, ai ritheksoi vendosmerine dhe angazhimin e plote te qeverise shqiptare per te konsoliduar edhe me tej kete bashkepunim me aleatin me te madh, strategjik te shqiptareve, SHBA-ne, ne te gjitha fushat , si ne kuadrin dypalesh, ashtu dhe ne kuader te aleances euroatlantike.