"Liberalizimi i vizave, pozicioni im pozitiv"
Kreu i ekzekutivit italian, Berluskoni deklaroi dje se i qendronte plotesisht deklarates se ministrit te Jashtem te Italise, Franko Fratini per shanse te mira te Shqiperise per liberalizimin e vizave gjate vitit 2009. "Pozicioni im ne kete drejtim eshte plotesisht pozitiv dhe kjo u shpreh edhe gjate vizites se fundit qe pati ne Shqiperi perfaqesuesi i qeverise sime, ministri i Jashtem, Franko Frattini", deklaroi kryeministri italian i pyetur per shanset e qytetareve shqiptare per te pasur levizje te lire vitin e ardhshem. Po keshtu gjate fjales se tij, kryeministri italian deklaroi se Italia do te ishte edhe avokate e Shqiperise, ne kohen kur vendi yne do te kerkonte te aplikonte per te hapur negociatat me Komisionin Evropian, per te fituar statusin e vendit kandidat. Nderkohe qe per mbeshtetjen ne OKB, Berisha eshte shprehur se do ta diskutojne ne te ardhmen.
18 Mije Studente shqiptare sipas Berluskonit, frekuentojne aktualisht universitetet italiane. Po keshtu sipas tij, jane edhe rreth 85 mije nxenes shqiptare te regjistruar ne shkollat italiane, duke bere qe shkembimet kulturore mes dy vendeve te jene te shumta.
80 Per qind E shqiptareve sipas informatave deklaroi kryeministri italian Berluskoni flasin dhe kuptojne gjuhen italiane. Kete dukuri kryeministri italian e shpjegoi edhe me numrin e madh te emigranteve, nxeneseve dhe studenteve shqiptare qe ndodhen ne Itali.
Gjate konferences se djeshme per shtyp, kryeministri shqiptar Sali Berisha vendosi te fliste ne italisht. Kryeministri italian e vleresoi ne fjalen e tij kete gjest, duke theksuar edhe bashkepunimin e ngushte mes dy vendeve.