E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekat, kerkohen 26 vjet burgim

Tirane- Prokuroria e Tiranes deklaroi dje fajtore dy ish-zyrtare te Hipotekes si dhe bashkepunetoret e tyre, duke kerkuar denimin me 26.2 vjet burg dhe 9.4 milione leke gjobe per gjashte te pandehurit. Dje prokurori i ceshtjes Gentian Osmani i kerkoi togave te zezat kryesuara nga gjyqtari Petrit Como denimin me 10 vjet burgim si dhe 5 milione leke gjobe, per te pandehurin Veiz Senko. Me tej akuza i kerkoi gjykates konfiskim e nje vile nje kateshe me siperfaqe 84.42 meter katror, e cila ndodhej ne Kavaje dhe 3250 euro te sekuestruara gjate arrestimit nga policia. Ndersa per te pandehurin Artan Mehmeti akuza kerkoi denimin e tij me 3.6 vjet burg dhe 1.5 milione leke gjobe, 5 vjet burg e 1.5 milione leke gjobe per te pandehurin Dali Hakorrja, 3 vjet burg e 300 mije leke gjobe per te pandehurin Agron Tafaj, 2.6 vjet burg e 600 mije leke gjobe per te pandehurin Enton Babameto, si dhe 2 vjet burg e 500 mije leke gjobe per te pandehurin Halil Hima. Gjithashtu, per dy ish-zyrtaret Babameto e Mehmeti u kerkua nga organi i akuzes edhe heqja e te drejtes se ushtrimit te funksioneve shteterore per 2 vjet. Ne seancen e radhes do te jene avokatet dhe te pandehurit qe do te thone fjalen e fundit lidhur me akuzat qe rendojne mbi ta, ndersa gjykata me pas pritet te jape dhe vendimin e saj perfundimtar. Gjashte te pandehurit do te perfitojne nje te treten e uljes se denimit, kjo duke marre parasysh se ata jane duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria, te pandehurit akuzohen se ne bashkepunim kane tjetersuar titujt e pronesise per 13 raste, duke shfrytezuar lidhjet me njeri-tjetrin, pasi tre nga te pandehurit jane ish-zyrtare te Hipotekes ne ate kohe. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›