"Te burgosurit ne Itali, brenda javes ne burgjet tona"
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se, gjate javes se ardhshme mund te nisnin menjehere edhe procedurat per kthimin ne Shqiperi te te burgosurve shqiptare, te cilet vuajne denimin ne shtetin fqinje Itali. Kete deklarate kryeministri shqiptar, e beri gjate konferences se perbashket per shtyp, dje me kryeministrin e Italise, Silvio Berluskoni. Tema e luftes se perbashket kunder krimit te organizuar, ishte edhe nje nga temat qendrore te bisedimeve koke me koke mes dy kryeministrave. Kreu i ekzekutivit shqiptar, duke vleresuar potenconin e Shqiperise ne luften kunder krimit te organizuar, eshte shprehur se, lufta e perbashket kunder kriminalitetit mbetet nje detyre e te gjitha qeverive respektive. "Ne rame dakord per te vazhduar bashkepunimin e shkelqyer qe kemi ne kete fushe. I premtova kryeministrit se qe javen e ardhshem, mund te fillojme procedurat per transferimin ne Shqiperi, te te burgosurve shqiptare, qe aktualisht vuajne denimin ne burgjet italiane", deklaroi kryeministri Berisha. Po keshtu kryetari i qeverise theksoi se gjate bisedes me Berluskonin, kishte shprehur gatishmerine e qeverise per te firmosur te gjitha marreveshjet e nevojshme, per te forcuar bashkepunimin ne luften kunder kriminalitetit te organizuar dhe forcimit te kufijve. Nga ana e tij, kryeministri italian deklaroi se fillimisht bashkepunimi i ngushte mes policive te dy vendeve, i hapi rruge edhe bashkepunimit te ngushte ne shume fusha mes Shqiperise dhe Italise. Pasi sipas tij, Shqiperia kishte kaluar nje nga diktaturat me te egra te Evropes. Ne kete kuader kryeministri italian u zotua se vendi i tij, do te jete gjithmone nje perkrahese e madhe e Shqiperise, ne te gjitha proceset. "Une shpresoj qe edhe ne vazhdim te nisim nje bashkepunim shume te ngushte mes dy vendeve tona, nje bashkepunim qe do te mbeshtetet fuqimisht nga Italia, e cila ka qene gjithmone nje perkrahese e fuqishme e Shqiperise ne keto vite dhe do te vazhdoje te jete e tille", deklaroi kryeministri Silvio Berluskoni ne fjalen e tij. Ne kuader te bashkepunimit mes dy vendeve kryeministri Berisha deklaroi se qeveria shqiptare i kishte kerkuar ndihme asaj italiane edhe per moshen e internetit, nje projekt qe eshte ne zbatimin e siper nga pala shqiptare. Po keshtu sipas kryeministrit Berisha, mes tij dhe homologut italian, ishte rene dakord edhe per bashkepunim me te ngushte ne sektorin e arsimit, kultures dhe te shendetesise. Fatjona Mejdini