"Berisha ne Itali, pas fitores ne zgjedhje"
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni u shpreh i bindur per fitoren e Partise Demokratike edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Keshtu gjate fjales se tij, Berluskoni deklaroi se pasi t'i kete fituar keto zgjedhje kryeministri Berisha do te kete te drejten te referoj edhe ne Universitetin e ri te Demokracive dhe Lirive qe do te hapet gjate vitit te ardhshem ne vendin fqinje. "I bej ftese publike kryeministrit Berisha qe, pasi te kete fituar zgjedhjet e ardhshme ketu ne Shqiperi, te marre pjese ne leksionet javore prane Universitetit te Demokracive dhe Lirise, qe do te hapet ne marsin e vitit te ardhshem, ne Itali", deklaroi kryeministri italian. Sipas tij, do te jete nje kenaqesi e vertete te degjosh edhe leksionet e referuar nga Berisha, per te kuptuar me mire se si nje popull mund te kaloje nga diktatura e plote drejt nje demokracie te plote.