Berluskoni, "kritika" ambasadorit per firmen dhe nje kavalier me zonjat
Pergjate vizites se djeshme, mes kryeministrit Berisha dhe homologut te tij Berluskoni, nuk munguan batutat dhe momentet gazmore, te shkaktuara keto kryesisht nga kryeministri italian, i cili eshte i njohur pothuajse boterisht per krijimin e ketyre momenteve. Duke qene se ai nuk ka kursyer as Presidentin amerikan te sapozgjedhur Obama, per ta shigjetuar, Berluskoni gjate nenshkrimit te gjashte marreveshjeve mes perfaqesuesve te dy vendeve, tentoi here pas here te shikonte nga afer c'shkruhej ne to. Madje te hiqte edhe dosjet nga tryeza, kur nenshkrimet kishin perfunduar, duke krijuar momente gazmore. Gjate nenshkrimit te marreveshjeve nga ana e ambasadorit italian ne Shqiperi, Saba D'Elia, kryeministri italian e "kercenoi" ambasadorin duke i thene se do te merrte nje note te keqe, per shkak te firmes te pakuptueshme, me te cilen firmoste. Por i ashtuquajtur "Cavaliere", nuk nguroi qe te pergezoje edhe zonjat qe kishte perreth. Ai e pergezoi perkthyesen per italishten e mire qe zoteronte, duke theksuar se ajo ishte edhe perkthyesja me e sakte qe ai kishte pare. Po keshtu miresjelljen e tij ndaj zonjave, kryeministri italian Berluskoni, e tregoi edhe per Presidenten e shoqerise italiane "Todini Costruzioni Generali", Todini, te ciles gjate momentit qe do te nenshkruante marreveshjen me ministrin Olldashi, i rregulloi edhe karrigen ne menyre qe te mos detyrohej ta bente nje gje te tille vete.
Berisha
Kryeministri Berisha nuk ka nguruar te bej homologun e tij Berluskoni, kur ka theksuar se atyre te dyve ju pelqen perjetesia dhe per pasoje kryeministri italian s'kishte si mos ta mbeshteste idene per te mbjelle rreth 20 milione ullinj ne Shqiperi.
Berisha
Kryeministri Berisha nuk ka nguruar te bej homologun e tij Berluskoni, kur ka theksuar se atyre te dyve ju pelqen perjetesia dhe per pasoje kryeministri italian s'kishte si mos ta mbeshteste idene per te mbjelle rreth 20 milione ullinj ne Shqiperi.