Berisha, mesazh Cameron: Jemi aleate
Kryeministri Sali Berisha uroi dje kryeministrin e Mbreterise se Bashkuar, David Cameron, me rastin e emerimit ne kete detyre. "I nderuar zoti Kryeminister, kam kenaqesine e vecante, qe me rastin e emerimit tuaj si Kryeminister i Mbreterise se Bashkuar, t'ju percjell ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare, si dhe ne emer te Partise Demokratike te Shqiperise, pershendetjet me te perzemerta dhe urimet me te ngrohta e miqesore per sukses te plote ne misionin fisnik perpara Jush", shkruan kreu i qeverise ne mesazhin e tij. Berisha e cilesoi si nje kthese historike per Partine Konservatore, fitoren ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare dhe krijimin e qeverise se koalicionit, por edhe si nje ngjarje te shenuar per konservatorizmin ne mbare boten. "Me kete rast, deshiroj t'ju shpreh edhe nje here mirenjohjen per mbeshtetjen e perkrahjen qe Partia Konservatore i ka ofruar Partise Demokratike te Shqiperise, qe me krijimin saj dhe ne vijimesi. Partia Konservatore, si njera nder aleatet me te ngushta, ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne perpjekjet tona fillimisht per rindertimin e demokracise e te shtetit ligjor ne Shqiperi, bazuar ne ekonomine e tregut te lire, e me pas per konsolidimin e institucioneve dhe per integrimin e shpejte ne NATO e ne Bashkimin Evropian te Shqiperise", shprehet Berisha. Ai shton se dy vendet, ruajne marredhenie shume te mira, te bazuara ne ndjenjat e miqesise tradicionale ndermjet te dy popujve e kombeve dhe po zgjerojne perdite bashkepunimin ne te gjitha fushat.