E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Strategjine kombetare 2014-2017, do ta zbatojme"

Kryeministri Sali Berisha shprehu dje bindjen se mandati qeverises jo vetem do te jete i plote deri ne vitin 2013, por do te zgjase edhe me tej. Ne drejtimin e mbledhjes se radhes se Komitetit te Planifikimit te Strategjive, kreu i qeverise u shpreh se ne vitin 2012, pra nje vit para mbylljes se mandatit te dyte te qeverise, do te nise hartimi i strategjise se re nga kjo qeveri. "Po trajtojme ceshtjen e monitorimit te Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim per viti 2007-2013. Atehere, kur u hartua kjo strategji, ishte mandati i pare dhe ju jeni deshmitare per kete. Shqiptaret vendosen me voten e tyre te lire qe ne qe e hartuam, ne edhe ta zbatojme. Dhe nga viti 2012, do te hartohet strategjia 2014-2017 dhe kjo do te ndodhe", siguroi kryeministri. Sipas tij, strategjia ne themel te zhvillimit dhe te reformave, eshte nje dokument baze themelor dhe ka si kusht monitorimin e zbatimit te saj. "Asgje nuk ka me te pavlere se sa dokumentet qe nuk jetesohen. Ndaj dhe zoterinj ministra te ngrihet dhe do te funksionoje mekanizmi i monitorimit te hollesishem te strategjise dhe zbatimit te saj. Kjo do te thote se ngjitur me Kushtetuten, ne zyrat tuaja, ne tavolinen tuaj te punes, ju do te mbani dhe strategjine kombetare per zhvillim dhe integrim. Kjo perben nje kusht absolut per permbushjen e misionit tuaj", theksoi Berisha. Sipas tij, kjo strategji u modifikua pas heqjes se vizave ne disa vende perreth. "Po amendohet duke percaktuar objektiva konkrete per t'u realizuar. Ne Keshillin e Ministrave ekziston nje departament i cili eshte Departamenti i Hartimit, i Koordinimit dhe i Monitorimit te Strategjive. Ky koordinon, nuk eshte dhe nuk do te jete absolutisht eficient, ne rast mekanizmi i monitorimit te strategjise nuk funksionon ne cdo ministri, i drejtuar nga sekretari i pergjithshem, i perkujdesur ne menyre konstante nga ministri", vijoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›