E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosh: Partite te zbardhin financimet

Ne kulmin e krizes politike, greves se urise, ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh ngre shqetesimin per domosdoshmerine e realizimit te reformes zgjedhore, ne menyre te vecante per menyren se si financohen partite politike. Nderkohe qe theksoi se "ekzistojne zgjidhje kushtetuese, gjyqesore dhe politike ne Shqiperi qe i lejojne aktoret kombetare t'i japin fund situates aktuale politike dhe te fillojne reformen zgjedhore brenda Kuvendit". Bosh tha dje se OSBE, ka kerkuar korrigjimin e Kodit Zgjedhor dhe ka dhene rekomandime te posacme per menyren e berjes transparente te fondeve dhe parave te partive politike. Ndonese per ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kerkohen te pakten 84 vota, pra domosdoshmerish edhe prania e opozites ne Kuvend, Bosh dha rekomandime per permiresimin e tij. "Fondi shteteror per partite politike nuk duhet te ndahet ne menyre jo te barabarte duke i dhene padrejtesisht perparesi partive parlamentare. Eshte e nevojshme qe te sigurohet deklarimi i te ardhurave dhe shpenzimeve te partive, ne lidhje me financimin e fushatave, si dhe te specifikohen kriteret ne baze te se cilave KQZ-ja mund te kryeje ne kohe verifikimet e duhura te raporteve financiare te partive politike", tha Bosh, i shqetesuar se deri me sot klasa politike shqiptare, nuk ka bere asgje per transparencen e financimeve te partive politike. Sipas Bosh, shkalla e informimit te publikut per permasat dhe strukturen e buxhetit te partive politike eshte krejtesisht e pamjaftueshme. Nderkohe qe shume parti politike evropiane i publikojne online buxhetin dhe raportet buxhetore te tyre, kjo nuk ndodh ne Shqiperi. "Ne rastin me te mire mund te gjejme raporte kontrolli ne faqen e internetit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, madje dhe atehere informacioni qe mund te marrim, ne rastin me te mire, eshte fragmentar. Disa prej ketyre raporteve radhisin shume individe te cilet kane kontribuar, por asnje biznes, ose nje liste shume te vogel donatoresh, qe i ben shume njerez te pyesin veten nese ky informacion eshte i plote", kritikoi ambasadori i OSBE-se. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe te monitorohen nga afer financimet private per partite politike. Bosh theksoi se ne mungese te rregulloreve te duhura, interesat tregtare dhe individet e pasur te perfshire ne jeten politike mund te ndrydhin pjesemarrjen demokratike duke penguar zhvillim ekonomik vendas, dhe madje te transformojne vete natyren e qeverisjes dhe debatit politik. "Ne rastin me te keq, partite politike mund te pranojne fonde nga interesa biznesi qe mbeshtesin qellimisht disa parti politike per te siguruar kontrata fitimprurese, apo edhe me keq akoma, per te qene te sigurta se keto institucione do te mbyllin nje sy ndaj, le t'i quajme, praktika 'te dyshimta' te biznesit", theksoi ai, duke kerkuar ne menyre urgjente reforme per rregullimin e financimit te partive politike. R. Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›