E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Shqiperia, dialog politike per integrimin ne BE

Rozeta Rapushi
Dita e Evropes, bashkoi dje kreret e shtetit shqiptar, por jo dy kundershtaret politike, Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozites, Edi Rama. Te ftuar ne pritjen e organizuar nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, dy kundershtaret nuk e kane duruar dot pranine e njeri-tjetrit ne nje ambient te perbashket. I pari qe mberriti ne pritje, ishte kreu i opozites Rama, i cili pasi takoi ambasadorin Lohan, u pozicionua ne krah te ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers, duke biseduar jo pak me te. Por sapo kryeministri Berisha hyri ne ceremoni, kreu i opozites nuk ngurroi te largohet menjehere, pas rreth 20 minutash qe ishte ne te, pa mundur te degjoje as keshillat e dhena nga ambasadori Lohan. Diplomati u shpreh dje se ne rrugen e Shqiperise drejt integrimit te vendit, eshte i domosdoshem dialogu politik. Fjale kjo e cila u degjua nga kryeministri Sali Berisha, Presidenti Bamir Topi si dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, te pranishem ne ceremoni pas ikjes se Rames."Per sa i perket Shqiperise, me vijne ndermend arritjet konkrete qe duhet te beje Shqiperia drejt BE-se. Kujtoj teorine e Robert Shuman qe flet per eliminimin e konfliktit midis armiqve te vjeter, si kusht per te zgjidhur edhe problemet e tanishme", sugjeroi Lohan, duke theksuar se nuk eshte rastesi qe Bashkimi Evropian ve theksin tek rendesia e dialogut politik e konstruktiv, midis aktoreve dhe partive me te medha ne vend. "BE edhe ne te kaluaren por edhe tani ka plot shembuj se si ka ndihmuar dialogu per zgjidhjen e problemeve dhe zgjidhjen e krizave. Qofte urtesia e Robert Shumanit ajo qe do te udheheqe BE-ne dhe Shqiperine ne te ardhmen", vijoi Lohan. Nderkohe duke shmangur diskutimet politike, kryeministri Sali Berisha, e cilesoi 9 majin, si diten e idealit me fisnik te qytetareve te Evropes, e idealit te paqes dhe te bashkepunimit. "Kjo eshte nje dite ne te cilen kremtohet 9 maji, dita e themelimit te asaj, qe shtetare te ndryshem e kane quajtur mrekullia me e madhe e Evropes, qe nga koha e rilindjes se saj, Bashkimit Evropian", tha Berisha. Sipas tij, kjo perben nje motiv te fuqishem pune, perkushtimi, dedikimi ne rrugen e reformave qe shnderrojne cdo dite e me shume ne realitet idealin evropian te shqiptareve. Ndersa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se ky 60 vjetor e gjen Shqiperine ne momente historike, ne prag te liberalizimit te vizave dhe nje hap afer Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›