E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e opozites vene ne rrezik sezonin turistik

Nuk kane reshtur perplasjet e opozites me policine e shtetit, e cila deri me tani ia ka dale qe te pengoje opoziten dhe te evitoje bllokimin e akseve rrugore. Por nga ana tjeter percjellja e kesaj pasigurie permes pamjeve televizive kane brenda tyre dhe friken qe ngjallin tek turistet e huaj, frike e cila gjate tere ketyre viteve sikur eshte vrare, duke sjelle ne kete menyre dhe nje "bum" turizmi ne vend. Por, keto pamje kurrsesi nuk mund te nxisin turistet qe te na vizitojne. Ne drejtim te kundert me ate qe po ecen Ministria e Turizmit, e cila ka gati nje fushate promovuese si brenda ashtu dhe jashte vendit per reklamimin e Shqiperise turistike, ngerci politik dhe protestat e opozites duket se do ndikojne negativisht ne ecurine e ketij sezoni veror. Vete operatoret dhe shoqatat turistike pohojne se nje situate e tille, nuk perkrah aspak biznesin e tyre, perkundrazi mund te frenoje grupet e turisteve qe te na vizitojne. Per me teper jo vetem qe mund te devijojne rrugen e turisteve te huaj, por mund te detyroje dhe pushuesit shqiptare te dalin jashte vendit per pak relaks. Bizneset turistike i kerkojne politikes qe te dale sa me pare nga kjo situate per te mos demtuar mbarevajtjen e sezonit turistik veror nepermjet prishjes se imazhit te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›