Bushati: KE s'ka folur per bojkotin
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, iu shprehu dje shqetesimin raportereve te Keshillit te Evropes. Ne vijim te takimeve qe raporteret e Asamblese Parlamentare te KE po zhvillojne me kreret me te larte te shtetit dhe forcat politike, dje u priten ne bashkine e Tiranes nga kreu i opozites. Gjate takimit, kryesocialisti i ka informuar raporteret per situaten politike te krijuar pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Sebashku me Ramen ishin te pranishem ne takim edhe dy deputetet, Ditmir Bushati dhe Eduart Shalsi. Deputeti Bushati, i cili ka folur pas takimit, ka deklaruar se Rama i ka bere te ditur raportereve arsyet e bojkotit parlamentar te socialisteve. Sipas tij, kreu i PS u ka bere te qarte se eshte i panegociueshem kushti i tij, per te bere transparencen e zgjedhjeve nepermjet hapjes se kutive te votimit. "Ne patem mundesine sot te shkembenim pikepamjet dhe informacionin rreth situates politike ne Shqiperi, me raporteret e Keshillit te Evropes. Gjate ketij takimi ata u informuan ne detaje mbi qendrimin e opozites, ndaj zhvillimeve te fundit politike ne vend", beri te ditur zyrtari socialist. Gjithashtu, ai njoftoi se "me shume kenaqesi u konfirmuan qe te gjitha njoftimet qe jane bere nga zyra e shtypit e Kryeministrit dhe e Kuvendit, sikur gjoja ata kane deklaruar per qendrimin e tyre ndaj opozites shqiptare, jane fakte absolutisht te paverteta. Qendrimi i tyre do te behet publik ne raportin qe ata do te publikojne per Shqiperine, te cilin ne e mirekuptojme se do te jete nje raport konkret dhe do t'i sherbeje demokratizimit te metejshem te jetes se vendit", sqaroi deputeti socialist. Sipas Bushatit, natyrisht ka disa elemente qe ata i permenden me me prioritet, sic jane ceshtjet e zgjedhjeve politike ne Shqiperi, lirise se medias dhe konfliktet e fundit qe ka shkaktuar ekzekutivi me pushtetin vendor dhe me gjyqesorin ne Shqiperi. Ai theksoi se raporteret jane ketu per te degjuar zerin e aktoreve te ndryshem politike dhe zerin e aktoreve te ndryshem te jetes publike ne Shqiperi, qe mund te jete media apo shoqeria civile. "Ata rinkonfirmuan edhe njehere qendrimin e tyre qe cdo deklarim qe eshte bere nga zyrat e tjera publike ne kete vend, per gjoja qendrime te tyre ndaj opozites apo institucioneve te tjera, eshte absolutisht i pavertete. Qendrimi i tyre do te jete ne raportin qe do te prodhojne ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes", deklaroi pas takimit, deputeti i PS, Ditmir Bushati. Dy raporteret e Keshillit te Evropes, Jako Lakson dhe David Wilshire, prej disa ditesh ndodhen ne Tirane, ne misionin e radhes faktmbledhes, ne kuader te pergatitjes se raportit qe Asambleja Parlamentare e Evropes pritet te nxjerre per Shqiperine. D.D